Vlorë/Kapet me 6 bimë kanabis, arrestohet 30-vjeçari

Kronikë e zezë

Vlorë/Kapet me 6 bimë kanabis, arrestohet 30-vjeçari

Më: 24 korrik 2017 Në ora: 09:53
Ilustrim

Policia e Vlorës ka arrestuar shtetasin, Oriol Zenela,30-vjeç, banues në qytetin e Vlorës, ai  është arrestuar në flagrancë nga policia dhe i janë sekuestruar 6 bimë narkotike Cannabis Sattiva.

Gjatë një kontrolli të ushtruar në oborrin e banesës së tij, policia ka konstatuar dhe sekuestruar 6 bimë narkotike e mbjella në një sipërfaqe prej 10 m2.

Pas sekuestrimit është arrestuar 30-vjeçari, e ndërsa materialet procedurale në lidhje me çështjen e tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor në Vlorë ku mbi të rëndon vepra penale “Kultivim i bimëve narkotike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat