Detajet e krimit në familje! Djali vrau babain, s'donte të qëllonte nënën

Kronikë e zezë

Detajet e krimit në familje! Djali vrau babain, s'donte të qëllonte nënën

Më: 24 korrik 2017 Në ora: 13:17
Vendi i krimit

Mirald Metallari është 21-vjeçari i cili rreth orës 11:20 të ditës së sotme qëlloi me armën e shërbimit, babain e tij 62-vjeçar i cili ishte punonjës policie. Krimi ndodhi ne banesen e tyre ne Bathore, periferi te Tiranes.

Mes tyre ka pasur një sherr që policia e specifikon për motive banale, e gjatë konfliktit djalu ka marrë armën e babait për ta qëlluar. Për t’i ndarë ka ndëhyrë nëna e 21-vjeçarit, N.M 47 vjeç, e cila ka marrë një plumb dhe është plagosur. Goditja me armë ka qenë vdekjeprurëse për efektivin e policisë me inicialet M.M. 

Express mëson se djali ka dashur të vrasë babain e tij dhe jo të qëllojë ndaj nënës. 

Në këto kushte, i shokuar nga ajo që ka ndodhur dhe fakti që kishte qëlluar edhe nënë, 21-vjeçari e ka trnasportuar atë për në spital. Policia është njoftuar për ngjarjen përmes një telefonate në numrin e Emergjencave 112, ku mbe këqyrjen në banesë gjeti 5 gëzhoja dhe pistoletën e krimit, TT model 56. 

Gruaja 47-vjeçare ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spital, ndërsa djali u arrestua nga Policia e Tiranës kur po transportonte nënën për në spital. 

21-vjeçari Mirald Metallari do të përballet me akuzën "Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat