Kapen dy shqiptarë me 110 mijë euro marijuanë për në Greqi

Kronikë e zezë

Kapen dy shqiptarë me 110 mijë euro marijuanë për në Greqi

Më: 25 korrik 2017 Në ora: 15:01
Greqi

Dy shqiptarë u vunë në pranga pasi u kapën me lëndë narkotike në kufirin greko-shqiptarë në Janinë.

Ata u vunë në pranga nga njësia anti-drogë e Patrës e cila sekuestroi 44 kilogramë marijuanë.

Droga transportohej në një makinë që kishte destinacion qytetin e Ileas në Greqi. Droga ishte e ndarë në 11 pako dhe pasi u peshua rezultoi 43 kg 641 gram marijuanë.

Nëse do të hidhej në treg lënda narkotike do të kapte vlerën e 110.000 euro.

Sipas mediave greke, është shpallur në kërkim personi që do të merrte drogën në Greqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat