Abuzoi me fëmijët, gjykata e dënon me 3 vjet burg

Kronikë e zezë

Abuzoi me fëmijët, gjykata e dënon me 3 vjet burg

Më: 25 korrik 2017 Në ora: 15:23
Gjykata e Tiranës

Denis Shimilit u shpall fajtor ditën e martë nga Gjykata e Tiranës për ngacmim seksual ndaj fëmijëve të tij të mitur dhe u dënua me 3 vjet heqje lirie.

Dëshmia e ish bashkëshortes, vajzës së mitur dhe raporti psikologjik për fëmijën, ishin provat kryesore ku u mbështet gjykata në shpalljen fajtor të të pandehurit. 

Nga ana tjetër i akuzuari, edhe pse kishte kërkuar gjykim të shkurtuar nëpërmjet avokates mbrojtëse, Antoneta Lala pretendoi pafajësi duke argumentuar se veprimet për të cilat akuzohet janë thjesht shprehje të dashurisë prindërore ndaj fëmijës, dhe se denoncimi ndaj tij është shenjë hakmarrje ndaj ish bashkëshortes. 

Por në fund gjyqtari Erjon Bani vendosi të pranojë kërkesën e prokurorisë duke e shpallur fajtor Denis Shimilin për akuzën e ngacmimit seksual ndaj të miturve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat