Operacion masiv, asgjësohen mbi 1 mijë rrënjë kanabis

Kronikë e zezë

Operacion masiv, asgjësohen mbi 1 mijë rrënjë kanabis

Më: 26 korrik 2017 Në ora: 15:26
Foto nga aksioni

Në të gjithë territorin e vendit është duke vijuar operacioni antikanabis. Mbi 1 mijë rrënjë kanabis janë asgjësuar në grykën e lumit Bënçë, në kanionet e Progonatit.

Operacioni drejtohet nga zv/drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Rebani Jaupi, ndërsa po merr pjesë edhe Drejtori i SHÇBA-së, Eduart Merkaj e po monitorohet nga ministri i Punëve të Brendshme, Dritan Demiraj. 

Aktualisht operacioni po zhvillohet në grykën e lumit Bënçë, në kanionet e Progonatit. Operacioni po vijon në një terren shumë të thepisur ku forcat kanë lëvizur në këmbë rreth 1 orë e 30 minuta. 

Në tokë të hapur rishtas janë evidentuar dhe asgjësuar 1052 rrënjë bimë  narkotike dhe 524 kubikë me gjatësi deri në 15 cm. 

Më herët,  Policia e Shtetit ka vijuar operacionin në Dibër, Shkodër e Progonat të Tepelenës, ku u  evidentuan dhe u asgjësuan 926 bimë narkotike, u arrestuan në Dibër 6 shtetas në flagrancë si dhe u proceduan penalisht në Shkodër e Tepelenë dy të tjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat