Humbet jetën 70 vjeçari, bie në lumë bashkë me mbesën e tij adoleshente

Kronikë e zezë

Humbet jetën 70 vjeçari, bie në lumë bashkë me mbesën e tij adoleshente

Më: 26 korrik 2017 Në ora: 20:32
Ilustrim

Me datë 26.07.2017, rreth orës 17:40 , është marrë njoftim se në fshatin Gjadër, në rrugën rurale Gjadër – Zojs , te Vendi i quajtur ‘Ura e Gjadrit ‘ , një ciklomotorr ka rënë në lumin Gjadër.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore, që kanë konstatuar se shtetasi V.L. 70 vjeç, banues në Krajen – Lezhë , duke udhëtuar me një ciklomotorr , ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka rënë në lumin Gjader.

Bashkë me shtetasin V.L. , në ciklomotorr, ka qenë edhe mbesa e tij, shtetasja R.P. 16 vjeçe , e cila është nxjerrë menjëherë nga lumi , dhe është dërguar në Spitalin Rajonal Lezhë, për ndihmen e nevojshme mjekësore ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga shërbimet policore, në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikse dhe banorët e fshatit , u bë e mundur gjetja dhe nxjerrja nga uji e trupit të pajetë të shtetasit V.L. rreth 1 km nga vendi i ngjarjes.

Gjithashtu grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat