Sekuestrohet në Mynih 550 kg drogë me vlerë 5 mln euro, mediat: Vinte nga Shqipëria

Kronikë e zezë

Sekuestrohet në Mynih 550 kg drogë me vlerë 5 mln euro, mediat: Vinte nga Shqipëria

Më: 27 korrik 2017 Në ora: 15:06
Droga e kapur nga policia

Më shumë se gjysmë tonelate drogë të llojit të marijuanës është sekuestruar dje në Mynih të Gjermanisë. ‘Merkur.de’ shkruan se sasia e kapur shkon në 550 kg, ndërsa vlera e saj po të hidhej në treg kapte shifrën e 5 milionë eurove.

Po ashtu thuhet se droga vinte nga Shqipëria dhe kishte si destinacion Hamburgun.

“Marijuanë në këtë sasi unë kam parë rrallë të kapet në zonën e Bovarisë”, u shpreh presidenti i Zyrës Federale Doganore për Kriminalitet, Norbert Drude.

Sipas mediave gjermane kjo sasi është e dytë më të madhe të kapur viteve të fundit në Bavari, pasi në vitin 2013 në Nürnberg u sekuestruan 625 kilogramë drogë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat