Histori shqiptarësh/ “I forti” përleshet me policinë dhe bën për spital një efektiv

Kronikë e zezë

Histori shqiptarësh/ “I forti” përleshet me policinë dhe bën për spital një efektiv

Më: 27 korrik 2017 Në ora: 20:39
Policia Italiane

Një 41-vjecar është ndalur nga policia Italiane, pasi ka sulmuar me shkelma dhe grushte policët të cilët e kishin ndaluar për inspektim. Ngjarja ka ndodhur në Via Bovio, dhe në pranga ka rënë shqiptari me inicialet Z. M., 41-vjeç, i cili prej kohësh qëndronte në Itali dhe ishte i pastrehë.

Policët kishin dalë në rrugë për një kontroll dhe në momentin që ata e kanë thirrur ai i ka kundërshtuar, duke u përpjekur për t’i mashtruar duke bërtitur. Në këtë pikë, policia i ka kërkuar dokumente personale, dhe pas kësaj kërkese shqiptari ka sulmuar njërin prej agjentëve me grushte dhe shkelma. Por pas një përleshje efektivët kanë mundur që ta ndalojnë atë. Ndaj tij rëndojnë akuza, për dhunë ndaj agjenteve për shkak të detyrës. Ndërsa mësohet se  njëri prej efektivëve është lënduar gjatë përleshjes dhe është dërguar për të marrë ndihmë dhe në spital. Por nga ana tjetër mësohet se këto veprime 41-vjecari i ka bërë dhe nën efektin e alkoolit. Ndërsa me nesër pritet të merret dhe vendimi për të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat