Një 39 vjeçar me inicialet B.S dhe një 25 vjeçar me inicialet P.S. janë arrestuar në Mitrovicë, pasi të njëjtit në fshatin Shupkovc të kësaj komune, kanë rrahur dy personat H.Z., 67 vjeçar dhe A.Z., 33 vjeçar.
Sipas Policisë, gjatë marrjes së deklaratës, kanë arritur të marrin informatën se të dyshuarit në fjalë posedojnë një armë zjarri.
“Si prove materiale nga policia nga i dyshuari P.S., 25 vjeçar është konfiskuar një armë AK 47 me numër serik C 86238, me një karikator me dy fishek. Personat e dyshuar B.S., 39 vjeçar dhe P.S., 25 vjeçar pas intervistimit me urdhër të Prokurorit të shtetit, janë liruar në procedurë të rregullt”< thuhet në një komunikatë të Policisë së Kosovës.
Ndaj të dyshuarve në fjalë është iniciuar procedurë ‘Lëndim trupor’ dhe ‘Mbajtje pronësi, kontrolle, posedim të paautorizuar të armës’.