16-vjeçarja denoncon burrin nga Bulqiza: Më ngacmoi dhe tentoi të më fuste me zor në makinë

Kronikë e zezë

16-vjeçarja denoncon burrin nga Bulqiza: Më ngacmoi dhe tentoi të më fuste me zor në makinë

Më: 28 korrik 2017 Në ora: 10:58
Ilustrim

Policia e Bulqizës ka vënë në pranga gjatë ditës së djeshme një 42-vjeçar.

Siç bëjnë me dije blutë e Bulqizë është arrestuar Zafir.Gj, 42 vjeç, banues në Bulqizë.

Arrestimi i tij u bë pasi ka bërë kallëzim D.N, 16 vjeçe, se në rrugë, Z.Gj, e ka ngacmuar seksualisht me fjalë, dhe më pas ka tentuar që ta marrë me forcë në automjetin e tij.

Menjëherë nga specialistët e policisë është bërë kapja e tij, ku është konstatuar se kishte konsumuar alkool, ku pasi i është  bërë testi i alkoolit me aparatin Drager  ka rezultuar i dehur  në masën 0.62 mg/l.

Pas veprimeve të para hetimore të kryera 42-vjeçari është arrestuar për veprat penale “Drejtim i automjetit në gjendje të dehur apo pa dëshmi”, si dhe  “Vepra të turpshme”.

Ndërsa lidhur me këtë ngjarje, policia bën me dije se materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat