11 aksidente brenda ditës në Shkup, ja pasojat

Kronikë e zezë

11 aksidente brenda ditës në Shkup, ja pasojat

Më: 28 korrik 2017 Në ora: 11:08
Ilustrim

Në Shkup gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 11 fatkeqësi komunikacioni. Në dy prej tyre më rëndë janë lënduar dy persona, në tre fatkeqësi më lehtë janë[ lënduar tre persona, ndërsa në gjashtë fatkeqësi është shkaktuar vetëm dëm material.

Policia rrugore gjatë ditës së djeshme sanksionoi 10 vozitës të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, ndërsa tre vozitës e kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit dhe janë përjashtuar nga trafiku.

Tre vizitës kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, katër nuk e kanë shfrytëzuar rripin e sigurimit apo kanë folur në telefon celular, 23 vozitës e kanë drejtuar automjetin pa patent shofer, përkatësisht të paregjistruar. Janë hasur 49 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt.

Me automjetin e posaçëm janë mënjanuar gjithsekt 55 automjete.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat