Dhuna seksuale ndaj të miturave: ‘Virusi’ shqiptar dhe një rast shokues

Kronikë e zezë

Dhuna seksuale ndaj të miturave: ‘Virusi’ shqiptar dhe një rast shokues

Më: 28 korrik 2017 Në ora: 12:04
Foto ilustrim

Një ditë më parë u raportua se policia kishte arrestuar një bandë në Shkodër, e cila shfrytëzonte për prostitucion vajza të mitura.

Por pa kaluar 24 orë, raportohen dy raste të tjera të rënda.

Në Bulqizë është arrestuar një 42-vjeçar, pasi akuzohet se në gjendje të dehur ka tentuar të rrëmbejë një minorene 16-vjeçare.

Zafir Gj. është nën akuzë pasi tentoi të merrte në mjetin e tij D. N., 16 vjeç.

Kurse Policia e Beratit ka vënë në pranga një 54-vjeçar për marrëdhënie seksuale me të mitur.

Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se është arrestuar Resmi Tuirani, 54 vjeç nga Berati, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me shtetasen e mitur, R. K., 15 vjeçe në Berat.

Ndaj 54-vjeçarit rëndon akuza e marrëdhënieve seksuale me dhune me të mitur.

Kjo valë krimesh të rënda ndaj minoreneve ka shkaktuar mjaft zemërim në rrjetet sociale.

Ndërkohë në Britaninë e Madhe është shënuar një rast që ka shokuar opinionin publik.

Një vajzë 15-vjeçare u përdhunua në një stacion treni të mërkurën.

Viktima po shëtiste në stacion me një mikeshë, kur u rrëmbye tutje nga një burrë.

Pas përdhunimit, vajza doli në rrugë për të ndaluar një makinë që të kërkonte ndihmë.

Megjithatë sapo hipi në makinë, ajo u përdhunua për herë të dytë nga një tjetër burrë.

Policia ka nisur hetimet dhe ka kërkuar ndihmën e dëshmitarëve të mundshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat