Shqiptari u ikën nga duart policëve italianë, arratiset kur po çonin në qeli

Kronikë e zezë

Shqiptari u ikën nga duart policëve italianë, arratiset kur po çonin në qeli

Më: 28 korrik 2017 Në ora: 16:16
Itali

Kërkime të shumta janë duke u bërë në të gjithë Italinë për një shqiptar që 1 javë më parë u arratis nga duart e agjentëve të policisë.

Ata kapën pranë banesës së tij në Brindizi në rrugën “Apia”, por duke e dërguar në qeli ai u iku.

Gjatë një kontrolli në bazën e të dhënave policia zbuloi se shqiptari ishte pa dokumente  dhe kështu vendosi t’i vërë prangat.

Gjatë dërgimit për në burg, shqiptari arriti t’i largohej policëve, duke u larguar në një rrugicë të errët.

Policia menjëherë lajmëroi në qendër për incidentin, për të filluar kërkimet menjëherë.

Policia ka fokusuar vëmendjen kryesisht në portet dhe qytetet kufitare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat