Del të luajë në det, zhduket pa lënë gjurmë një 7-vjeçar në Durrës

Kronikë e zezë

Del të luajë në det, zhduket pa lënë gjurmë një 7-vjeçar në Durrës

Më: 28 korrik 2017 Në ora: 22:56
Durres

Një djalë 7- vjeçar, rezulton i humbur nga familja në qytetin e Durrësit. Mësohet se i mituri është larguar nga banesa rreth orës 10:30 të paradites së sotme, dhe më pas nuk është kthyer më në banesë.

Familjarët e shqetësuar, kanë kërkuar ndihmën e bluve, të cilët kërkojnë ndihmën dhe bashkëpunimin e çdo qytetari që e identifikon të kontaktojnë në numrin 0694110217.

Ai është rreth 1.30 cm i gjatë dhe në momentin e largimit ka pasur të veshur një palë pantallona të shkurtra dhe një palë shapka ngjyrë blu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat