Sherri me thika në Korçë, zbardhen detaje të reja mbi ngjarjen

Kronikë e zezë

Sherri me thika në Korçë, zbardhen detaje të reja mbi ngjarjen

Më: 29 korrik 2017 Në ora: 11:14
Sherri me thika në Korçë

Të tjera detaje kanë dalë në dritë rreth ngjarjes së ndodhur në Korçë, ku babë e bir kanë plagosur me thikë një 52-vjeçar, të identifikuar si Astrit Satellari.

Mësohet se shtetasit Muhamet dhe Avni Bedulla, babë e bir, 51 e 25 vjeç, janë autorët e kësaj ngjarjeje.

Mëngjesin e sotëm 25-vjeçari Avni Bedulla ishte konfliktuar në një lokal në qendër të Korçës me djalin e 52-vjeçarit.

Më pas në sherr është përfshirë edhe 52-vjeçari, të cilin babë e bir e kanë qëlluar katër herë me thikë në trup.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat