Policia jep detaje për ngjarjen e rëndë tek Liqeni Artifical në Tiranë

Kronikë e zezë

Policia jep detaje për ngjarjen e rëndë tek Liqeni Artifical në Tiranë

Më: 31 korrik 2017 Në ora: 20:06
Liqeni Artifical në Tiranë

Policia ka dhënë në rrugë zyrtare detaje në lidhje me ngjarjen e ndodhur në kryeqytet, ku kalimtarë të rastit kanë raportuar për mbytjen e një personi tek liqeni i Tiranës.

Policia njofton se bëhet fjalë për një burrë të moshës rreth 45- 50 vjeç, i cili ka hyrë për t’u larë në Liqenin Artificial dhe nuk ka dalë më prej aty. 

Në terren kanë nisur kërkimet përmes grupit të polumbarëve për gjetjen dhe nxjerrjen e trupit të mbytur.

Njoftimi paraprak i Policisë:

Tek liqeni artificial rreth orës 17 : 00,  dyshohet të jetë mbytur një person i gjinisë mashkull, ende i paidentifikuar, rreth moshës 45 - 50 vjeç.

Sipas deklarimeve të dëshmitarëve, personi është futur për tu larë në liqen dhe nuk ka dalë më.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi i polumbarëve të cilët po punojnë për gjetjen dhe nxjerrjen e trupit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat