Vrasja në Shkodër, policia: Sherr për ujin vaditës

Kronikë e zezë

Vrasja në Shkodër, policia: Sherr për ujin vaditës

Më: 31 korrik 2017 Në ora: 20:10
Policia në Shkodër

Policia e Shkodrës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur ditën e sotme në “Fushë të Cukalit”,  ku u plagos rëndë dhe humbi jetën shtetasi me inicialet M. P.

“Ngjarja ka ndodhur për një sherr për ujin vaditës”, ka njoftuar policia. Kjo e fundit ka shtuar se autor është Pjetër Pjetri, i arrestuar dhe që ka pranuar autorësinë në polici.

Njoftimi i plotë i Policisë së Shkodrës:

Zbardhet ngjarja e ndodhur në “Fushë të Cukalit”, ku u plagos me armë zjarri automatik shtetasi M.P,  i cili  humbi jetën në spital si pasojë e plagës së marrë.

Arrestohet në kohë rekord nga policia autori i ngjarjes. Në lidhje me ngjarjen e ndodhur ju informojmë se:

Në sajë të veprimeve të shpejta hetimore  të kryera nga Policia është bërë e mundur zbardhja e ngjarjes dhe  dokumentimi me prova ligjore.

Në kohë rekord shërbimet e Policisë kanë bërë kapjen dhe  arrestimin në flagrancë si autor të dyshuar të kësaj ngjarje, shtetasin:

Pjetër Pjetri, banues në fshatin Logegaj, Bashkia Vau i Dejës, i cili  pas marrjes në pyetje ka pranuar autorësinë e vrasjes.

Në vendngjarje grupi hetimor ka sekuestruar një gëzhojë. Vijon puna për gjetjen e armës tip automatik, pasi autori e ka hedhur gjatë momentit kur tentonte të fshihej nga Policia.

Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta pas konflikteve të vazhdueshme që kanë patur familja e tij me atë të viktimës. Paraprakisht dyshohet për konflikt për ujin vaditës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat