Arrestohen “policët e rremë”, u vodhën çantat dy të rinjve

Kronikë e zezë

Arrestohen “policët e rremë”, u vodhën çantat dy të rinjve

Më: 1 gusht 2017 Në ora: 12:31
Ilustrim

Dy persona kanë rënë në pranga nga policia e Kavajës në sajë të operacionit të koduar “Polici i Rremë”.

Fatjon Ahmetaj, 30 vjeç, dhe Ermir Bollmoshi, 26 vjeç, banues në Kavajë më 30 korrik janë identifikuar tek “Mali i Robit” në Golem, si punonjës policie tek shtetasit E.Gj., 17 vjeç dhe E. H., 17 vjeç, të cilëve ju kanë marrë çantat e krahut dhe 3 telefona celularë.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, dokument i rremë me logon e Policisë së Shtetit dhe 3 telefona celularë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat