Prishtinë: Gjenden dy mjete shpërthyese në një veturë

Kronikë e zezë

Prishtinë: Gjenden dy mjete shpërthyese në një veturë

Më: 1 gusht 2017 Në ora: 21:48
Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka hasur në dy mjete shpërthyese në një veturë qarkullimi në Prishtinë.

Këto mjete janë gjetur nga policia në kuadër të aksionit policor për kontroll të shtuar në trafikun rrugor, teksa vetura e dyshimtë po parakalonte tek rrethi i spitalit.

Lajmin e ka konfirmuar Bajram Krasniqi nga policia e Kosovës, teksa shtoi se me rastin janë duke u marr njësitet relevante.

Nuk janë dhënë detaje të tjera rreth automjetit, por, në atë zonë janë parë forca të shtuara të policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat