Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, plagoset 1 person

Kronikë e zezë

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, plagoset 1 person

Më: 2 gusht 2017 Në ora: 23:07
Shkodra

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër gjatë mbrëmjes së sotme.

Një person është plagosur në qytetin verior. Është plagosur me armë Fatmir Zyla. Plagosja ka ndodhur pas një konflikti momental. Ngjarja ndodhi në Unazën Lindore të qytetit. I plagosuri u dërgua për mjekim në spital, kurse është vënë në pranga agresori. Zyla ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Personi që u arrestua për plagosje është D .Guri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat