Të dyshuarve për vrasje të rëndë u refuzohen ankesat

Kronikë e zezë

Të dyshuarve për vrasje të rëndë u refuzohen ankesat

Më: 3 gusht 2017 Në ora: 14:05
Foto ilustrim

Gjykata e Apelit e Kosovës, ka refuzuar si të pa bazuara ankesat e avokatëve mbrojtës të te pandehurve B.P. dhe Xh.P., kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Pejë, të datës 24 korrik të këtij viti.

Me anë të këtij aktvendimi personave në fjalë, u është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale:” Vrasje e rëndë”.

“Gjykata e Apelit vlerësoi se pretendimet ankimore të mbrojtësve nuk qëndrojnë, ngase në vendimin e ankimuar, gjyqtari i proceduarës paraprake, drejt ka arsyetuar dyshimin e bazuar se të pandehurit janë involvuar në kryerjen e veprës penale për të cilën dyshohen . Po ashtu janë dhënë arsye të mjaftueshme se ka bazë ligjore për caktimin e paraburgimit, konform dispozitave të Kodit të Procedurës Penale”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat