Vëlla me vëlla po vriteshin, policia i heq automatikun nga dora 60-vjeçarit

Kronikë e zezë

Vëlla me vëlla po vriteshin, policia i heq automatikun nga dora 60-vjeçarit

Më: 4 gusht 2017 Në ora: 10:28
Ilustrim

Vëlla me vëlla në moshë madhore në Berat për pak janë vrarë me njeri-tjetri dje, por policia ka ndërhyrë në kohë duke ia hequr armën nga dora të madhit, Agim Bramit, 60 vjeç..

Policia e Beratit u njoftua mbrëmë se një sherr i ashpër kishte shpërthyer mes dy vëllezëve në fshatin Veterik. 

Agim Brami, 60 vjeç, po debatonte ashpër me J.Bramin, 48 vjeç, banues në Berat. Policia ndërhyri dhe e ndalo 60-vjeçarin të mos e çonte më tutje, konfliktin dhe i kontrolloi shtëpinë, ku i gjeti një automatik, model 56 me 3 krëhera dhe 2 633 fishekë. 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga neni 278/4/5 i Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat