Nis arrestimi i zjarrvënësve të qëllimshëm

Kronikë e zezë

Nis arrestimi i zjarrvënësve të qëllimshëm

Më: 4 gusht 2017 Në ora: 11:08
Ilustrim

Policia e Shtetit ka vënë në pranga një person të akuzuar për djegien e masivit pyjor të Shën Kolit. Ai është Veiz Uka, 46 vjeç, banor i këtij fshati.

Akuza ndaj Ukës është: "Shkatërrim me zjarr të pyjeve dhe mjedisit pyjor". Arrestimi u krye nga Komisariati nr. 1 Tiranë.

Veiz Uku, rreth orës 20:00 i ka vendosur zjarrin, masivit pyjor në fshatin Shën Koll, njesia administrative Baldushk dhe ku për pasojë janë djegur rreth 2 dynym sipërfaqe pyll.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat