Arrestohet për rrahje

Kronikë e zezë

Arrestohet për rrahje

Më: 4 gusht 2017 Në ora: 12:28
Ilustrim

Një person është arrestuar në Zhegër të Gjilanit, pasi që pas një mosmarrëveshje ka kanosur dhe sulmuar fizikisht një person tjetër.

Personi i arrestuar është shqiptar me nënshtetësi, thuhet në raportin e sotëm të Policisë së Kosovës, sipas së cilës rasti ka ndodhur dje në ora 15.50.

Policia me këtë rast nga i dyshuari ka konfiskuar një armë zjarri – pistoletë me një karikator me 16 fishekë të kalibrit 9 mm me leje valide.

Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat