Himarë, tentuan të vidhnin biznesin, arrestohen nga policia

Kronikë e zezë

Himarë, tentuan të vidhnin biznesin, arrestohen nga policia

Më: 4 gusht 2017 Në ora: 13:24
Ilustrim

Policia e Himarës ka arrestuar  në flagrancë tre shtetas të cilët tentuan të vjedhin një biznes privat, më konkretisht policia arrestoi, Skënder H., 25 vjeç banues në Vlorë. – Gjergji H., 20 vjeç, banues në Vlorë. – Kiri A., 18 vjeç, banues në Vlorë

Këta persona janë kapur nga policia më datë 03.08.2017, në një vend pranë Fushës së sportit, në një biznes privat me prodhime brumi, në pronësi të shtetasit Dh.L., duke marrë (vjedhur) disa pajisje në magazinën e biznesit.

Vlera e të gjitha pajisjeve rezulton rreth 5 – 6 milion lekë. Materialet ndaj tyre janë referuar në Prokurori, për veprën penale ”Vjedhja”, të parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat