E tmerrshme: Babai i tre fëmijëve vret veten pasi i humbi paratë në kazino

Kronikë e zezë

E tmerrshme: Babai i tre fëmijëve vret veten pasi i humbi paratë në kazino

Më: 6 gusht 2017 Në ora: 10:01
ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në qytetin e Vlorës.

Një burrë, baba i tre fëmijëve është gjetur i vetëvarur brenda banesës së tij.

Pedagogu nga Vlora, Ilir Metaj ka treguar përmes një postimi në Facebook arsyen që çoi babanë e tre fëmijëve t'i jepte fund jetës së tij.

Postimi i plotë:

Dje, ne pallatin ku banoj, ndodhi nje tragjedi. Nje burre vari veten. Ishte baba i tre femijeve. Arsyeja ? Ishte zhytur ne borxhe sepse kishte humbur shume ne kumar. Kazino..aty ku “party” zgjat 24 ore ne 24. Vertet zgjat shume… Shpesh here zgjat sa nje jete qe do të shuhet ne mengjes,nen nje litar qe lekundet dhe nje leter e zhubrosur me dy fjalet e fundit: me fal nene, i humba ne kumar… me fal e dashur, i humba ne kumar… me falni te dashur femije, babi humbi në kumar leket e kredise… me fal, ti endrra ime e genjeshtert, te humba ne kumar… Sot ne mengjes nje grua u gdhi e ve, me tre femije te vegjel per te rritur dhe nje mal me borxhe ne kurriz.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat