Një shtetas i Maqedonisë pëson aksident komunikacioni në Shqipëri

Kronikë e zezë

Një shtetas i Maqedonisë pëson aksident komunikacioni në Shqipëri

Më: 6 gusht 2017 Në ora: 15:37
Ilustrim

Një shtetas i Maqedonisë ka marrë pjesë në një aksident komunikacioni në të cilin një person ka humbur jetën, ndërsa katër janë të lënduar. Aksidenti ka ndodhur dje në afërsi të fshatit Tuman të Krujës.

Aksidenti ka ndodhur mes një furgoni të ngarkuar me produkte ushqimore, në të cilin ka pasur dy persona, dhe veturës BMW në të cilën kanë udhëtuar një familje shqiptare nga Maqedonia. Në përplasjen direkte, vozitësi i furgonit, Z.T (38), ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në Spitalin Ushtarak të Tiranës, ku ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të rënda.

Të lënduar janë edhe udhëtarët e automobilit të cilin e ka vozitur shtetasi i Maqedonisë V.M. (41), dy fëmijët e tij (9 dhe 12), dhe nëna e tij F.M. (63), por të gjithë janë rrezikut të jetës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat