Aksident me vdekje në Orikum

Kronikë e zezë

Aksident me vdekje në Orikum

Më: 6 gusht 2017 Në ora: 16:11
Policia shqiptare

Një aksident me vdekje ka ndodhur sot në mesditë në aksin Orikum - Vlorë. Një kalimtar, mashkull, 67 vjeç, ka humbur jetën i përplasur nga një Mercedes Benz që drejtohej nga një 27-vjeçar. Viktima N.B. u dërgua në spitalin rajonal, por nuk mbijetoi.

Njoftimi i Policisë së Vlorës:

Më datë 6.08.2017, rreth orës 13.30, Salla Operative njoftohet nga një telefonatë se në aksin rrugor Orikum-Vlorë, një automjet tip ''Mercedes Benz'', ka aksidentuar, një shtetas këmbësor.

I dëmtuari, shtetasi N.B., 67 vjeç, është transportuar me ambulancë në Spitalin Rajonal Vlorë, ku ka ndëruar edhe jetë.

Nga verifikimet paraprake të policisë, drejtuesi i mjetit rezulton të jetë shtetasi A.B., 27 vjeç, i cili po shoqërohet në Komisariatin e Policisë për hetimet e mëtejshme të zbardhjes së rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat