Sulmohet me bombë shtëpia e policit në Zubin Potok

Kronikë e zezë

Sulmohet me bombë shtëpia e policit në Zubin Potok

Më: 7 gusht 2017 Në ora: 10:13
Zubin Potok

Një shpërthim i fuqishëm që dyshohet të jetë bombë, është dëgjuar rreth orës 2:30 të mëngjesit të sotëm në oborrin e shtëpisë së policit Millan Gjukiq në Zubin Potok, por përveç dëmeve të konsiderueshme, nuk ka të lënduar, bëjnë të ditur burime të kp.

Sipas këtyre burimeve, në kohën e shpërthimit Gjukiq me bashkëshorten dhe tre fëmijët e tij ka qenë në shtëpi.

Mësohet se deri tani nuk dihet autori apo autorët dhe as motivi i këtij sulmi, ndërsa policia ka dalë menjëherë në vendngjarje.

Ndryshe, polici Gjukiq është pjesëtar i Njësitit kundër narkotikëve në kuadër të Policisë së Kosovës dhe ky është sulmi i dytë ndaj tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat