I ikin policisë, ja si u kapën tre vozitësit e dehur

Kronikë e zezë

I ikin policisë, ja si u kapën tre vozitësit e dehur

Më: 7 gusht 2017 Në ora: 10:22
Policia shqiptare

Policia e Fierit ka arrestuar në flagrancë tre vozitës, pasi drejtonin makinën në gjendje të dehur. Ata kanë shkaktuar aksident dhe më pas i kanë ikur policisë.

Policia shqiptare njofton se në pranga ka rënë shtetasi Arjan Myftaraj, banues në Patos. 

“Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në aksin rrugor Fier-Patos, duke drejtuar mjetin tip “Benz” me targa “AA 475 HS” ka lëvizur  në sens të kundërt e nuk u është bindur urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar. Pas ndalimit nga policia dhe pas testit të alkoolit, ky shtetas rezultoi në gjendje të dehur”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po ashtu është arrestuar edhe 44-vjeçari Enton Lika, banues në lagjen “Isa Boletini”, Vlorë, i cili në aksin rrugor Fier-Vlorë, duke drejtuar mjetin tip “Fiat” me  targa “AA 449 CR” është përplasur me mjetin tip “Ford” me targa “AA 735 FN” dhe me pas është larguar nga vendi i aksidentit.

Nga përplasja ka pasur vetëm dëme materiale dhe nga testi i alkoolit ky shtetas rezultoi në gjendje të dehur.

Bëhet e ditur se policia ka vënë në pranga 30-vjeçarin Fabion Hodo, banues në lagjen “Naftëtari” Patos, i cili është kapur në aksin rrugor Levan-Fier, në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Mitsubishi”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat