Atentati te “Komuna Parisit”/Gjykata lë në burg katër të rinjtë

Kronikë e zezë

Atentati te “Komuna Parisit”/Gjykata lë në burg katër të rinjtë

Më: 7 gusht 2017 Në ora: 13:41
Pamje nga gjykata

Gjykata e Tiranës ka dhënë sot vendimin ‘arrest me burg’ për katër personat e akuzuar për atentatin tek “Komuna e Parisit” ku mbeti i plagosur i riu, Lorenc Hoxha.

Gjykata ka pranuar kërkesën e Prokurorisë duke lënë në burg 4 të dyshuarit, më konkretisht Dejvis Rrustemaj, Klajdi Kodra, Igler Qose dhe Ardit Xheferri, të cilët u arrestuan një ditë më parë në qytetin e Vlorës, ku ishin fshehur pas atentatit ndaj 25-vjeçarit.

Katër të rinjtë akuzohen për “Vrasje e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim”. E ndërsa arsyeja e atentatit është vrasja e djalit të dajës së këtij të fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat