I kërkuan lekë shqiptarit nga Kosova, pezullohen nga puna dy policët rrugorë në Durrës

Kronikë e zezë

I kërkuan lekë shqiptarit nga Kosova, pezullohen nga puna dy policët rrugorë në Durrës

Më: 7 gusht 2017 Në ora: 17:03
Policia e Durrësit

Policia e Durrësit ka reaguar pas denoncimit të një pushuesi nga Kosova, ku sipas tij policisë të qarkullimit rrugor i kishin kërkuar lekë.

Në lidhje me një publikim në media online, ku një qytetar nga Kosova ka denoncuar dy punonjës policie me pretendimin se i kanë kërkuar rryshfet, Drejtoria e Policisë në Durrës bën me dije se ka urdhëruar pezullimin e menjëhershëm nga detyra të I.Sh. dhe I.V.  efektive policie të Qarkullimit Rrugor, deri ne  sqarimin e rrethanave.

Nga verifikimet e kryera është konstatuar se në lidhje me rastin e denoncuar, për mjetin ne fjale është vendosur një masë administrative nga patrulla e Policisë. Për veprime të mëtejshme më të hollësishme çështja është dërguar pranë Drejtorisë së Standarteve Profesionale në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, për evidentimin dhe marrjen e masave perkatese. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat