Rrihet keq polici në Zubin Potok

Kronikë e zezë

Rrihet keq polici në Zubin Potok

Më: 8 gusht 2017 Në ora: 10:07
Ilustrim

Pjesëtari i Policisë së Kosovës në Zubin Potok, Nedeljko Kasalloviq, është rrahur nga një person, me ç’rast ka marr lëndime të rënda në kokë dhe është trajtuar në repartin e kirurgjisë të spitalit në veri të Mitrovicës, bëjnë të ditur burime të KP.

Sipas këtyre burimeve, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 21:00 në kafenenë “M” në Zubin Potok. “Mbrëmë rreth orës 21:00 në kafenenë ‘M’ në Zubin Potok është sulmuar polici Kasalloviq, i cili ishte jashtë detyrës, me ç’rast ka marr lëndime në kokë dhe është trajtuar në spital. Ai u sulmua nga personi me emrin Dragan Viçentijeviq, i cili veç tjerash, gjatë rrahjes ka përdorur edhe karrigen, duke e goditur viktimën në kokë”, kanë thënë burimet.

Burimet më tej kanë shtuar se sulmuesi është i njohur për policinë, për shkak të veprave të ndryshme kriminale në të kaluarën.

Ndryshe, kjo është hera e dytë që polici Kasalloviq sulmohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat