Ky është personi që u gjet i vrarë në lumin Sitnica në Vushtrri

Kronikë e zezë

Ky është personi që u gjet i vrarë në lumin Sitnica në Vushtrri

Më: 8 gusht 2017 Në ora: 10:41
Kujtim Meholli

Dje në lumin Sitnica në Vushtrri nga ana e familjarëve ishte gjetur pa shenja jete trupi i një viktime.

Nga policia u raportua se dyshojnë që është vrasje, ndërsa gjatë ditës u arrestuan edhe dy persona si të dyshuar.

Mësohet se viktima është Kujtim Meholli nga fshati Akrashticë i Vushtrrisë.

Bëhet e ditur se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion mjeko- ligjor.

Mësohet se prokurori rastin e kualifikuar si “Vrasjes e rëndë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat