Aksident në Orllat, vdes shoferi

Kronikë e zezë

Aksident në Orllat, vdes shoferi

Nga: Bota sot Më: 8 gusht 2017 Në ora: 10:49
Ilustrim

Një person ka vdekur ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime të rënda trupore si pasojë e një aksidenti, dje në orët e mesditës në fshatin Orllat të Drenasit.

Sipas raportit policor, shoferi i cili edhe ka gjetur vdekjen nuk e ka përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe kjo ka rezultuar që vetura të dalë nga rruga dhe të rrokulliset.

Pasagjeri i veturës është dërguar në tretman mjekësor në QKUK./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat