17-vjeçari durrsak pa patentë aksidenton foshnjen, babai i tij bën veprim të turpshëm

Kronikë e zezë

17-vjeçari durrsak pa patentë aksidenton foshnjen, babai i tij bën veprim të turpshëm

Më: 8 gusht 2017 Në ora: 11:30
Policia e Durrësit

Një 17-vjeçar u arrestua nga Policia e Durrësit ndërsa babai i tij po hetohet në gjendje të lirë, pasi janë përfshirë në një aksident rrugor që ka degraduar edhe në dhunë fizike ndaj një gruaje.

Gjatë ditës së djeshme, rreth orës 20:00, në rrugën "Skëndërbej" Gj.K 17 vjeç duke drejtuar automjetin tip Benz Fuoristradë,  pa leje drejtimi ka aksidentuar një grua E.B. 31 vjeçe dhe fëmijën e saj A.A. 7 muajsh, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Babai i djalit që drejtonte makinën, 54-vjeçari me inicialet A.K. pas aksidentit ka goditur me shuplakë 62-vjeçaren N.B, nëna e shtetases E.B.

17-vjeçari akuzohet për veprën penale " Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe" Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt" ndërsa babai i tij për veprën penale "Dëmtime të tjera me dashje". 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat