Aksident trafiku në Kopiliq të Skenderajt, 7 të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident trafiku në Kopiliq të Skenderajt, 7 të lënduar

Më: 8 gusht 2017 Në ora: 22:06
Foto arkiv

Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti të komunikacionit që ka ndodhur sonte në fshatin Kopiliq të Skenderajt.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, në rajonin e Mitrovicës së jugut, Avni Zahiti, ka thënë se në këtë aksident janë përfshirë një traktor dhe një veturë.

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18.00. Personat e lënduar kanë kërkuar trajtim mjekësor”, ka thënë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat