Policia sekuestron 531 mijë dollarë të biznesmenit vlonjat

Kronikë e zezë

Policia sekuestron 531 mijë dollarë të biznesmenit vlonjat

Më: 10 gusht 2017 Në ora: 11:18
Policia shqiptare

Policia e Vlorës ka vendosur të ngrijë llogaritë bankare të një biznesmeni në Vlorë me iniciale A.I.A. pasi ai po hetohet për pastrim parash.

"Në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar si dhe sekuestrimit të pasurisë që rrjedh nga veprimtaria kriminale, në vitin 2017 është hapur proçedimi penal i regjistruar për veprën penale " Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale" për hetime të pasurisë së shtetasit A.I.A.

Si rezultat i vijimeve të  veprimeve të kryera, është bërë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, datë 9.08.2017 e cila ka vendosur caktimin e masës së sigurimit pasuror,  sekuestro preventive  mbi llogaritë bankarë të shtetasit A.I.A në  një bankë të nivelit të dytë për shumën 531.031 USD."

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat