Arrestohet specialisti i pyjeve dhe punëtori i Shërbimit Pyjor në Ersekë, dëmtuan pemët

Kronikë e zezë

Arrestohet specialisti i pyjeve dhe punëtori i Shërbimit Pyjor në Ersekë, dëmtuan pemët

Më: 12 gusht 2017 Në ora: 12:45
Ilustrim

Policia e Korces  ka arrestuar specialistin e pyjeve dhe një punëtor i Agjensisë të Shëbimit Pyjor Ersekë. Gjithashtu procedohen penalisht në gjendje të lirë përgjegjësi i Sektorit Pyjor, si edhe administratori i një firme private. Specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik-Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në vijim të punës  bënë ndalimin me iniciativë të  shtetasve:

Fatjon Kasko, 34 vjeç, banues në Starje-Ersekë (me detyrë inxhinier/specialist pyjesh në agjensinë e Shëbimit Pyjor Ersekë) dhe Qazim Cacani, 49 vjeç, banues në Taç-Ersekë.

Ndalimi i tyre u bë pasi shtetasi Fatjon Kasko, dyshohet se ka shpërdoruar detyrën duke lëshuar një leje shfrytëzimi, në mënyrë të kundërligjshme për prerjen e 20 drurëve (pishë), në kurorën e qytetit të Ersekës dhe shtetasi Qazim Cacani (punëtor) ka prerë në vazhdim 85 drurë, duke dëmtuar kurorën me pisha të mbjella në një largësi prej 1 km nga qyteti i Ersekës.

Gjithashtu po nga specialistët e kësaj strukture filloi procedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasit :

E.Ç, 31 vjeç, banues në Ersekë, (me detyrë Përgjegjës i Sektorit Pyjor Ersekë) dhe

E.G, 50 vjeç, banues në Ersekë,  (administrator i një  firme private).

Procedimi ndaj tyre filloi pasi shtetasi E.Ç, dyshohet se nuk ka ushtruar kontroll ndaj subjektit privat të shtetasit E.G, e cila ka abuzuar me lejen e dhënë duke prerë një sasi lënde drusore të llojit ah në afërsi të fshatit Orgockë-Ersekë, duke shkelur ligjin për “Shpalljen e Moratoriumit të pyjeve”.

Gjatë kontrollit të këtij subjekti, një punonjës i tij, rezultoi i punësuar në mënyrë të paligjshme, i pasiguruar.  Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale : “Shpërdorimi i detyrës”, “Prerja e paligjshme e pyjeve” dhe “Punësimi i paligjshëm” parashikuar nga nenet 248, 205 e 170/a të Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat