Mashtruan bashkatdhetarët për bileta, dy të arrestuar

Kronikë e zezë

Mashtruan bashkatdhetarët për bileta, dy të arrestuar

Më: 12 gusht 2017 Në ora: 13:15
Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pasi për të njëjtit ekziston dyshimi i bazuar se kishin mashtruar një numër të bashkatdhetarëve në emër të nxjerrjes së biletave për aeroplanë në Zvicër dhe Gjermani.

Nga të dyshuarit në cilësi të provave materiale është konfiskuar një CD me të dhënat e rezervimeve si dhe shumën e pagesave të klientëve.

Vlera e mashtrimeve nga ana e të dyshuarve është rreth 68,817 franga zvicerane dhe 25,798  euro.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Policia e Kosovës nuk ka dhënë detaje tjera lidhur me rastin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat