Vdes këmbësori në një aksident në autostradë, Policia kërkon ndihmë për identifikimin e tij - Bota Sot
Vdes këmbësori në një aksident në autostradë, Policia kërkon ndihmë për identifikimin e tij

Kronikë e zezë

E diel, 20 gusht 2017

Vdes këmbësori në një aksident në autostradë, Policia kërkon ndihmë për identifikimin e tij

Më: 12 gusht 2017 Në ora: 21:33
ilustrim

Policia e Kosovës konfirmon se sot rreth orës 17:00, në autostradën “Ibrahim Rugova”, në dalje Veriu-Prizren, ka ndodhur një aksident me fatalitet, identiteti i të cilit është i paditur.

Përmes një komunikate për media Policia thotë se dyshohet se një veturë ka goditur një këmbësor, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor.

Lidhur me aksidentin me pasoja fatale, Policia e Kosovës jep këto detaje të viktimës me qëllim të identifikimit të tij:

Mosha: 30-40 vjeçar,

Gjatësia: 165 cm,

Flokët: ngjyrë kafeje,

Sytë: e kafenjtë,

Veshja: farmerka të kaltra, bluzë ngjyrë hiri me vija të bardha, këpucë dhe çorape të zeza.

“Policia e Kosovës njofton dhe njëherësh kërkon nga të gjithë qytetarët se kushdo që ka informacione apo e njehë personin me përshkrimin në fjalë të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionet më të afërta policore apo në nr.192”, thuhet në komunikatë.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test