Një person është arrestuar në fshatin Rakinicë të Skenderajt, pasi që nga njësitet policore në veturën e tij është gjetur një pushkë automatike.
“Njësitet policore pasi kanë ndaluar veturën të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull K/Shqiptar, gjatë kontrollit në bagazhin e veturës kanë gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike me karikator, me të cilën dyshohet se ka shtënë në një aheng”, njofton policia.
Bëhet e ditur se i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.