SPP del në mbrojtje të policit që qëlloi dy të mitur në Strumicë

Kronikë e zezë

SPP del në mbrojtje të policit që qëlloi dy të mitur në Strumicë

Më: 15 gusht 2017 Në ora: 09:34
Strumicë

Sindikata e Pavarur e Policëve ka dalë në mbrojtje të policit i cili ka shtënë me pistoletë zyrtare, ndaj dy të miturve në Strumicë. Nga atje thonë se polici, që është anëtar i tyre, ka vepruar në bazë të ligjit duke i kryer detyrat e tij zyrtare.

“Kërkojmë kundër personave që e shkaktuan këtë incident të ngriten padi penale për pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrës së tij zyrtare, për sulm mbi një person zyrtar dhe për rrezikim të sigurisë në komunikacion”, u shpreh Goce Dellçev Todev, Kryetar i SPP-së.

Gjatë përpjekës për t’u arrestuar nga polici, njëri prej djemve e ka sulmuar atë, i cili – siç është shprehur – me pistoletën zyrtare në vetëmbrojtje ka shtënë disa plumba, me ç‘rast i ka lënduar dy të miturit, informojnë nga atje.

Por, qëndrimi i Sindikatës së Pavarur të Policëve bie në kundërshti, me atë çka njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme për këtë rast. Sipas tyre, polici në mënyrë të paarsyeshme, të padrejtë dhe të pabazuar, ka përdorur armë kundër dy të miturve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat