Durrës/19-vjeçarja tenton të vras veten

Kronikë e zezë

Durrës/19-vjeçarja tenton të vras veten

Më: 15 gusht 2017 Në ora: 16:27
Ilustrim

Ditën e djeshme një vajzë e re në qytetin e Durrësit  ka tentuar që t’i japë fund jetës në banesën e saj. Në banesë, në gjendje depresioni është vetëhelmuar me detergjent për larje pllakash, 19-vjeçarja E.L.

Vajza është gjetur nga familjarët në gjendje të rëndë, të cilët e dërguan me urgjencë në spital. Pas mjekimit të marrë, e reja ndodhet jashtë rrezikut për jetën nën kujdesin e bluzave të bardha. Aktualisht policia vijon hetimet për të zbuluar shkaqet që e shtynë të renë drejt aktit të rëndë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat