E rëndë në Elbasan, mbytet 14-vjeçari në ujërat e lumit Shkumbin

Kronikë e zezë

E rëndë në Elbasan, mbytet 14-vjeçari në ujërat e lumit Shkumbin

Më: 15 gusht 2017 Në ora: 20:20
Ilustrim

Tjetër mbytje në ujërat shqiptare, një 14-vjeçar është mbytur në  lumin Shkumbin pasditen e sotme në zonën e Elbasanit.

14-vjeçar ishte duke u larë në lumë së bashku me vëllain dhe kushëririn e vet. I vëllai dhe kushëriri kishin tentuar ta shpëtonin të miturin por nuk kishin mundur dhe për shkak të ujit të tepërt që kishte pirë 14-vjeçari ndërroi jetë.

Njoftimi  i policisë:

Më datë 15.08.2017 duke u larë në lumin Shkumbin është mbytur, shtetasi i mitur K.A., 14 vjeç banues në fshatin Hotolisht.Shtetasi K.A kishte qenë duke u larë në Lumin Shkumbin, së bashku me vëllain dhe kushuririn e tij.

Të dy kishin tentuar për të shpëtuar 14 vjeçarin por nuk kishin mundur dhe për shkak të ujit të tepërt që kishte pirë 14 vjeçari ndërroi jetë.Grupi hetimor u dërgua menjëherë në vëndngjarje dhe po kryen veprimet hetimore dhe proçeduriale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat