Policia bën aksion në ishullin e “orgjive”... kapen 4 shqiptarë që bënin namin me kokainë

Kronikë e zezë

Policia bën aksion në ishullin e “orgjive”... kapen 4 shqiptarë që bënin namin me kokainë

Më: 16 gusht 2017 Në ora: 06:32
Ilustrim

Policia greke ka kryer një aksion anti-drogë në ishullin e mirënjohur të Mikonos, i cili ndryshe njihet edhe si vendi i “orgjive” për shkak të numrit të madh të të rinjve që vijnë aty nga e gjithë Evropa.

Për shkak të dëfrimit dhe veprimeve të shthurura në këtë ishull “kënaqësie” kërkesa për drogë dhe substanca narkotike është mjaft e lartë. E për këtë, 4 shqiptarë kishin shkuar në këtë ishull për të fryrë xhepat e tyre falë shitjes së kokainës.

Gjatë aksionit, policia ka arrestuar 4 shqiptarë dhe një serb, emrat e të cilëve nuk bëhen me dije. Policia ka sekuestruar një sazi prej 26 dozash kokainë dhe rreth 80 dozash hashash, si dhe një sasi të madhe parash, 17.500 dhe 1300 dollarë. 

Media greke shkruan se trafikantët shqiptarë janë pjesë e një rrjeti të fuqishëm droge me qendër në Athinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat