Si u mbyt 14-vjeçari tek Hurdha e Qymyrit, gropa e rrezikshme e Shkumbinit

Kronikë e zezë

Si u mbyt 14-vjeçari tek Hurdha e Qymyrit, gropa e rrezikshme e Shkumbinit

Më: 16 gusht 2017 Në ora: 10:44
Ilustrim

Zbulohen detaje të reja të rrethanave të mbytjes së të miturit në lumin Shkumbin.

Klevis Alliu 14 vjeç ka shkuar të lahet në lumë bashkë me vëllain më të madh dhe një kushëririn e tij. Por në vendin e quajtur “Hurdha e Qymyrit” ai është zhytur dhe nuk ka dalë më prej andej. Vëllai dhe kushëriri kanë mundur ta nxjerrin në breg 14 vjeçarin, por ai nuk ka shpëtuar pasi kishte pirë shumë ujë, njofton Infoelbasani. Fëmijët e trembur kanë dhënë alarmin dhe në vendngjarje kanë mbërritur banorë të rastësishëm e më pas familjarët.

Trupi i pajetë i të miturit është dërguar në morgun e spitalit dhe i është nënshtruar ekspertimit për të përcaktuar shkaqet e vdekjes. Deri më tani vdekja është klasifikuar si aksidentale. “Hurdha e Qymyrit” është një gropë e thellë dhe e rrezikshme në lumin Shkumbin në këtë vend të rrjedhës së tij. Kjo ishte një dramë më shumë për familjen Alliu me banim në Hotolisht pasi djali i vogël rezulton i paralizuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat