Gjakovë: Zjarr në banesë, evakuohen banorët

Kronikë e zezë

Gjakovë: Zjarr në banesë, evakuohen banorët

Më: 16 gusht 2017 Në ora: 11:41
Ilustrim

Në rrethana të panjohura nga zjarri është përfshirë një banesë kolektive në Gjakovë.

Sipas Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur në orët e vona të natës së kaluar në rrugën “Uashingtoni”.

Në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse dhe zjarrfikësit ku është bërë evakuimi i banorëve dhe lokalizuar zjarri.

Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat