Krujë, sekuestrohen 46.5 kg marijuanë

Kronikë e zezë

Krujë, sekuestrohen 46.5 kg marijuanë

Më: 16 gusht 2017 Në ora: 12:59
Marijuanë

Policia e Krujës ka sekuestruar 46.5 kg lëndë narkotike të llojit marijuanë dhe vuri në pranga poseduesin e saj, një 28-vjeçar me banim në Krujë.

Në bazë të informacioneve në rrugë operative, policia u njoftua se një shtetas po transportonte lëndë narkotike nga Kruja në Tiranë dhe në sajë të operacionit të koduar “Cudhi” u bë kontrolli i mjetit të tij Mercedes Benz, ku në pjesën e bagazhit dhe sediljen e pasme u gjet lënda narkotike e ndarë në thasë. 

Policia arrestoi në flagrancë Nuri Hysën nga fshati Cudh i Krujës dhe shpalli në kërkim vëllain e tij, banues në Kamëz. 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat