Një fëmijë mbytet në plazhin e Portonovës, një tjetër në gjendje të rëndë

Kronikë e zezë

Një fëmijë mbytet në plazhin e Portonovës, një tjetër në gjendje të rëndë

Më: 16 gusht 2017 Në ora: 16:39
Ilustrim

(E plotësuar) - Ujërat e plazhit të Portonovës në Zvërnec të Vlorës i marrin jetën një tjetër pushuesi.

Një fëmijë raportohet se është mbytur pasditen e sotme teksa lahej në det, ndërsa një tjetër ndodhet në gjendje të rëndë.

Policia në informacionin paraprak për ngjarjen bën me dije se “në orën 15.45, në vendin e quajtur “Plazhi i Dalanit” Zvërnec, nga shërbimet janë nxjerrë në breg të detit dy fëmijë, njëri prej të cilëve ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Drejt vendit të ngjarjes është nisur kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli.

Vetëm një muaj më parë në këtë plazh humbën jetën tre të rinj, mes tyre një pushues shqiptar nga Maqedonia.

Mbytet një fëmijë në plazhin e Zvërnecit

Një tjetër viktimë nga mbytja në plazhet e vendit. Mesditën e sotme bëhet e ditur se është mbytur një tjetër fëmijë në plazhin e Portonovës në Zvërnec.

Si pasojë policia e Vlorës është nisur drejt vendngjarjes dhe pritet të japë më shumë detaje lidhur me ngjarjen, si identitetin, moshën e viktimës dhe rrethanat që shkaktuan mbytjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat